EMRI/ Rreh për vdekje 58-vjeçarin grek, në pranga shqiptari, arrestohet edhe babai

EMRI/ Rreh për vdekje 58-vjeçarin grek, në pranga shqiptari, arrestohet edhe babai

11:26, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari, teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën.

Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek. Policia, përmes kamerave të sigurisë, zbuloi se ai fillimisht kishte debatuar verbalisht me drejtuesin e një motorri, i cili më pas e ka ndjekur dhe ka arritur ta kapë duke e dhunuar fizikisht.

Nga kamerat e sigurisë është identifikuar autori, shtetasi shqiptar Igli Shano, 29 vjeç, nga Bilishti. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativë të fshehjes së motorrit të djalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco