SYRI TV/ 1 vit nga vrasja, përkujtohet Martin Cani, ndizen qirinj dhe vendosen lule te Fan Noli, mësuesit nuk marrin pjesë

20:44, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vit më parë, një sherr banal mes të miturish, i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj me thikë në zemër. Prindërit e Martin Canit, qytetarë, aktivistië si dhe shokë të tij, u mbledhën në hyrje të shkollës ‘Fan Noli’ për të nderuar kujtimin e 14-vjeçarit, duke vendosur lule dhe ndezur qirinj. Në cermoni nuk morën pjesë mësues dhe drejtues të shkollës, të cilët gjithashtu refuzuan vendosjen e një stoli simbolik në emër të Martinit brenda ambjenteve të shkollës

SYRI TV

Familjarë, prindër, aktivistë dhe shok e shoqe të Martin Canit zhvilluan një përkujtimore në 1 vjetorin e vrasjes së 14-vjecarit. Në ceremoninë e zhvilluar në hyrje të shkolllës Fan Noli, fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja tragjike, munguan drejtuesit dhe mësuesit e kësaj shkolle. Përveçse zgjodhën të mos nderonin ish-nxënësin e tyre, drejtuesit e shkollës gjithashtu refuzuan edhe vendosjen e një stoli simbolik në emër të Martinit brenda ambjenteve të shkollës. Një fakt i tillë ka prekur jo pak prindërit e Martinit, me nënën e tij Florina Cani e cila është shprehur se kjo është gjëja më minimale që meritonte djali i saj, ndërsa bëri thirrje të meren masa me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Prindër dhe aktivist të pranishëm kërkuan drejtësi për Martin Canin, ndërsa bënë thirrje për reflektim për të mos harruar të shkuarën, dhe kërkuan më shumë kujdes që ngjarje të tilla të mos përsëriten më

Martin Cani u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj fare pranë shkollës ku ata mësonin. Vetëm një ditë më parë, prokuroria kërkoi  25 vite burg për autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që tashmë i takon gjykatës të marrë vendimin

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco