FOTO/ Moti i keq në Kolonjë shkakton rrëshqitje inertesh dhe probleme nga prurjet e lumenjve

FOTO/ Moti i keq në Kolonjë shkakton rrëshqitje inertesh dhe probleme nga prurjet e lumenjve

19:42, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në bashkinë Kolonjë. Në afërsi të fshatit Borovë, në aksin nacional Ersekë-Leskovik, reshjet intensive shkaktuan rrëshqitje inertesh që bllokuan pjesërisht qarkullimin. Pas punës së shpejtë të ekipeve të emergjencave dhe të mirëmbajtjes, aksi është pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë, prurjet e rritura të lumenjve kanë sjellë vështirësi edhe në fshatrat Taç dhe Psar, ku ekipet në terren po vijojnë punën për normalizimin e situatës dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme. Autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për çdo përkeqësim të mundshëm të motit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco