Dënohet me 12 vite burg vrasësi i 20-vjeçarit, reagojnë ashpër familjarët

16:41, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është dënuar me 12 vite burg Aksel Hoxha, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkzi në prill të vitit 2023. Në apelin e Tiranës, familjarët e viktimës reaguan ashpër në gjykatë. Nga 18 vite që ishte dhënë në gjykatën e Tiranës, dënimi u ul në 12 vite, çka solli reagim të ashpër të familjarëve të viktimës.

Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 prillit 2023, kur Aksel Hoxhaj masakroi me hanxhar 20-vjeçarin. Gjatë ngjarjes autori ka qenë i shoqëruar nga Ensi Maze, i cili nuk ka qenë pjesë e konfliktit, por është akuzuar asokohe për moskallëzim krimi dhe ka kryer 2 vite burg.

Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.

Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, dhe fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës. Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco