Situata e reshjeve ka shkaktuar probleme shumë të rënda në shumë zona të vendit.
Një qytetar nga Burreli ka akuzuar bashkinë dhe strukturat vendore që nuk kanë marrë asnjë masë që të ndihmojnë qytetarët.
Ai thotë se, "edhe investimi që është bërë është bërë jashtë të gjithë kushteve dhe standardeve".
Ata kanë futur tuba nëpër kanalizime që nuk e përballojnë sasinë e reshjeve.
“I kam njoftuar që në 6 të mëngjesit e askush nuk ka ardhur. Kanë bërë një investim që nuk e di sa milionë euro dhe ujërat e zeza bashkohen me ujrat e bardha dhe bllokohet kolektori”.
“Është faji i bashkisë që nuk investon siç duhet”. “Punëtorët e bashkisë vijnë në punë me kollare”, shprehet i revoltuar banori.
© SYRI.net