Nën akuzë për korrupsion zgjedhor, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin dhe kandidatin e bashkisë Rogozhinë

Nën akuzë për korrupsion zgjedhor, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin dhe kandidatin e bashkisë Rogozhinë

12:53, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin, Engjell Cara, ish-kandidatin për kryetar bashkie, Shkëlqim Hoxha dhe 3 të tjerë.

5 të pandehurit akuzohen nga SPAK për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Sipas SPAK, katër prej tyre (Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi) akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryetar bashkie, akuzohet për moskallëzim të kësaj veprimtarie të paligjshme, ndonëse ishte në dijeni.

Hetimet zbuluan se ata kanë siguruar dhe shpërndarë bileta udhëtimi për të paktën 64 persona, me qëllim që këta të ktheheshin në Shqipëri për të votuar në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha.

Dosja është ngritur mbi bazë të informacioneve të referuara nga Policia e Durrësit dhe është bashkuar me një tjetër procedim penal, për shkak të lidhjes së fakteve dhe personave të përfshirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco