Sot po zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt.
Përmes avokëtëve Veliaj ka kërkuar edhe lap-top në burg, për të lexuar aktet.
Avokatët e Erjon Veliaj i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.
Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t'ia cojnë aktet në burg.
Kërkesa ka ngjallur reagim të prokurorit Ols Dado.
"Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim' replikoi Prokurori i SPAK.
Më pas Gjykata caktoi 2 dhjetorin si datë e seancës së radhës, kohë kjo në afate maksimale që mbrojtja të njihet me aktet.
© SYRI.net