Aksidentoi për vdekje 2-vjeçaren, arrestohet një ditë më pas autori

Aksidentoi për vdekje 2-vjeçaren, arrestohet një ditë më pas autori

16:27, 16/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili pak ditë më parë aksidenti për vdekje një 2-vjeçare.

Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet F.XH, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Aksidenti tragjik u shënua ditën e djeshme në Rrogozhinë, ndërsa këtë të dielë Policia arrestoi të riun.

Materaialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

K. Ç., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

E. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi R. S. se 40-vjeçari i ka marrë borxh një shumë parash që në muajin shkurt 2025 dhe nuk ia ka kthyer.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tij iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 29 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 50-vjeçar.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, sepse më datë 15.11.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Vadardhë, si pasojë e një shkëndije elektrike në banesën e shtetasit B. Xh., e cila është djegur plotësisht, dhe ngjitur me këtë banesë është djegur edhe ambulanca shëndetësore Vadardhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 39 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata më datë 25.10.2025.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë duke punuar në një banesë, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco