Aksident pranë Lumit të Vlorës, makina me 4 persona në bord del nga rruga e përmbyset

Aksident pranë Lumit të Vlorës, makina me 4 persona në bord del nga rruga e përmbyset

16:08, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy makina janë përplasur në aksin Vlorë – Peshkëpi pranë lumit të Vlorës. Aksidenti u shënuë pasditen e sotme.

Sipas informacionit paraprak, një nga automjetet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar pranë shtratit të lumit.

Brenda mjetit ndodheshin katër persona, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar për kontroll mjekësor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco