EMRI/ I mori qytetarit 21 mijë euro për ta dërguar në SHBA, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

EMRI/ I mori qytetarit 21 mijë euro për ta dërguar në SHBA, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

11:19, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Ahmet Bellahun, i shpallur në kërkim për mashtrim.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar 40-vjeçarin në vitin 2024 me 6 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ai dyshohet se kishte përfituar nga një shtetas 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco