Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit mesditën e 11 Nëntorit. Policia e Tiranës njoftoi këtë të shtunë se 40-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej në intubim prej 4 ditësh.
Ai sapo ishte kthyer nga Barcelona së bashku me mikun e tij Gilmando Dani, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash tek rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit.
47-vjeçari Gilmando Dani, pasagjer në automjetin tip Benz, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa efektivi i AMP-së u transportua tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën, pasi ishte qëlluar me 10 plumba, dy prej të cilave në kokë.
Por, Muçi Shaljani alias Sheqeri nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën gjatë natës.
© SYRI.net