'Çfarë kujton ti se bar ha unë? Të të gënjejë Buçja! Mos guxo të shkosh të votosh..' Audiopërgjimi që faktoi shantazhin e Majlinda Bufit

20:47, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetarja Socialiste e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”. Emisioni investigativ ‘Piranjat’ i Syri Tv provoi me zë shantazhin ndaj punonjësve dhe qytetarëve për të votuar për Partinë Socialiste, në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. 

Në të paktën dy raste, Majlinda Bufi u ka bërë presion punonjësve të bashkisë dhe qytetarëve, për shkak të bindjeve të tyre politike dhe mbështetjes ndaj opozitës.

Ndërkohë në kërkesën e sotme të SPAK, ku njoftohet se Bufi u mor e pandehur evidentohet presioni që Bufi bën ndaj qytetarit G.B I cili kishte bërë një ndërtim pa leje.

Me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i kërkon: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

Syri TV sjell të zbardhur të gjithë audiopërgjimin e publikuar nga emisioni investigative “Piranjat’ në datën 6 maj 2025.

Transkripti i audiopërgjimit te Plote

Majlinda Bufi: Këtë që do të them ty nuk ja them njeriut tjetër. Se nuk të takon, ty të takon? Të kam ndihmuar ty, se më ke ardhur në zyrë e më ke thënë që jam nevojtar. Këtu e 2 vite para

G.B: Po, e di. Kam ardhur për atë kutinë

Majlinda Bufi: Prit. 

Majlinda Bufi: Prit. Për kutinë të kemi ndihmuar. Nuk e kemi bërë për shumë njerëz. E para.  
E dyta, pas kësaj, të kemi ndihmuar, të kemi futur në listën e personave, në bazë të një programi për t'u ndihmuar për riparim shtëpie, jo për shtëpi të re. Kur kam ardhur tek shtëpia,  bashkë me mamanë tënde më ke pritur jo mirë.  Dhe jo që nuk ma di për nder ndihmën që të kemi dhënë, dhe të thuash faleminderit, por jeni sjellë edhe më ndryshe me ne. Të kam nisur mesazhe kur ti me dy gishta i thoshe fitore kandidatit.

G.B:Kur?
Majinda Bufi: Ta kam nisur tek messenger yt
G.B: Po 

Majlinda Bufi: Nuk jam fëmijë unë që të të gënjej ty.

Majlinda Bufi:Unë nuk kam nevojë fare për votën tënde, po kam nevojë për respekt. Se unë në humba nga vota jote, unë iki që tani këtu. Para një muaji kam qenë te shtëpia jote. Erdha me ekipin dhe që më priti mamaja jote. Mbas atij takimi ke ardhur në zyrë, bashkë me gruan. Dhe më ke thënë, faleminderit për ndihmën që më dhe.
Ndërkohë që mua më thoshe këto, andej nga ana tjetër vazhdon ti me atë tjetrin. Të gënjen Dhurata
Çfarë kujton ti se bar ha unë? Pse nuk më thonë mua njerëzit ç'a bën ti e ç'a bëjnë të tjerët? Ore ti bëj çfarë të duash se unë s'e kam jetën tënde në duart e mia. Fare, as ty as njeriut. Se unë nuk kam lindur dhe nuk do vdes kryetare. Ty që të kam ndihmuar, të më sillesh këtu me këtë lloj mosmirënjohje?
G:B: E.. hajde
Majlinda Bufi: Ç’a hajde, Ç’a hajde 
G:B: Më mirë të mos kisha kërkuar atë ndihmën.
Majlinda Bufi: Ça? Mos ta kishe kërkuar njëqind herë.
G:B: Po, ishte më mirë.
Majlinda Bufi: Po. Ti e di si shpëtove nga kjo gjë? Ja ku ta them unë tani. Nga ky moment, e deri sa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapësh gojën dhe të shikosh punën tënde. Nuk dua votë. Mos ik fare për votim. Vetëm rri shiko punën tënde dhe rri në shtëpinë tënde. Vetëm kaq. Dhe të mos flasësh asnjë fjalë. Ti dhe familja jote. Mos ik për votim. Nuk dua votë. E bëj se ti je mosmirënjohës, je gënjeshtar.
G:B: Gabim
Majlinda Bufi: Unë gabim? Ti vazhdon akoma me këtë gjë. Më thua mua gabim.

Më gënjen ti mua sy më sy, po pse e vdekur jam unë të më gënjejnë robt kështu si puna jote? Herën tjetër do të them faleminderit 100 herë, më dil përballë. Nuk mund të më mashtrosh dot mua kështu. Të të gënjejë ty Buçja?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco