Trup i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Shkumbin

Trup i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Shkumbin

20:28, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e Krastës njoftuan policinë pasi panë në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një personi.

Menjëherë në vendngjarje u thirrën palombarët, por për shkak të errësirës nuk mundën të ndërhyjnë. Në këto kushte, operacioni u mor përsipër nga 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët arritën të nxjerrin trupin nga lumi.

Viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, ndërsa deri më tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco