Gjykata e Korçës vendosi të lërë të lirë Kevi Muçllarit, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit pas përplasjes më këshilltarin bashkiak. I riu nga Çërrava pas lirimit u shpreh se nuk ka goditur asnjë njeri për shkak të detyrës, por tregon se po mbron interesat e tij dhe të komunitetit ku jeton dhe këtë do e bëjë me forcën e argumentit dhe jo me dhunë
Gjykata lë të lirë Kevi Muçllarin, duke e cilësuar arrestimin e tij pas përplasjeje me një këshilltar bashkiak në Bashkinë e Pogradecit si të paligjshëm. Mësohet se Gjykata vendosi që të mos caktohet asnjë masë sigurie ndaj tij dhe i Mucllari është liruar sapo ka përfunduar seanca gjyqësore. I riu nga Ccërrava rrëfen si e ka pritur arrestimin, duke shpjeguar se nuk ka goditur asnjë për shkak të detyrës, por ka mbrojtur dhe mbron interesat e komunitetit të tij. Muçllari shton se ata nuk janë njerëz të dhunshëm, por do e mbrojnë cështjen e tyre me forcën e argumentit
Ngjarja është regjistruar tre ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës 6 që lidhej me listën e tokës prej 34.660 ha në Çërravë për dhënie me qira, tensionet u rritën dukshëm. Vendimi u miratua me 20 vota pro, pas një debati të gjatë dhe të ashpër. Pas njoftimit të rezultatit, situata u acarua dhe konflikti përfundoi në një përplasje fizike. Në këtë moment, këshilltari Ëngjëll Shyti u ngrit nga tavolina dhe u përplas fizikisht me banorin Kevi Muçllari, i cili ishte shprehur kundër vendimit.
© SYRI.net