Bllokohet hyrja e tunelit të Llogarasë, kaos dhe radhë të gjata automjetesh

18:11, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në hyrje të tunelit të Llogorasë.

Shkak për trafikun janë bërë punimet në anësoren e rrugës, pasi dherat bien herë pa here dhe bllokojnë totalisht kalimin.

Për zhbllokimin dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit në Tunelin e Llogarasë, duhet ndërhyrje që zgjat disa orë.

E gjithë situata është krijuar teksa firma që mirëmban aksin nuk ka bërë asnjë paralajmërim për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt jugut të vendit.

Kjo ka bërë që ndërsa firma kryen punime duke bllokuar rrugën, qindra automjete mbeten  në trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco