Detajet e fundit - Hetimet për atentatin në Rinas/ Kërkesë Spanjës për lëvizjet e Danit, kontrolle në disa banesa...

Detajet e fundit - Hetimet për atentatin në Rinas/ Kërkesë Spanjës për lëvizjet e Danit, kontrolle në disa banesa...

11:12, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit, ka kërkuar informacion në policinë Spanjolle, për të verifikuar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit,të cilët kanë qëndruar 3 ditë në Barcelonë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kërkesa është bërë përmes oficerit të kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Spanjë, duke kërkuar verifikimin e lëvizjeve dhe mundësisht  personat që Dani ka takuar në Spanjë.

Dani dhe Sheqeri, ranë në pritë të armatosur sapo dolën nga terminali i Rinasit, ku ishin kthyer nga Spanja.

Gjatë këtyre tre ditëve hetime, policia e Shtetit ka kryer kontrolle në disa banesa dhe biznese, por nuk është gjetur asgjë.

Janë marrë në pyetje mbi 15 persona të cilët më pas janë lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco