Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë arrestuar një 17-vjeçar, i cili, rreth 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas duke e goditur me sende të forta dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta që përfshiu gjithsej 6 persona.
Pas kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, më datë 11.04.2025, në Lezhë u kap shtetasi A.M., 17 vjeç, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Hetimet tregojnë se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe qëllimisht përplasi shtetasin F. Gj., 34 vjeç.
Puna për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt vijon. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.
Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net