Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima është regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë–Milot. Sipas burimeve zyrtare nga policia, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën në vend Ramazan Harapi, 66 vjeç dhe pasagjeri i tij Agim Harapi, 52 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se aksidenti është shkaktuar përveç kushteve të vështira atmosferike me reshje të dendura shiu, edhe nga pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit që drejtohej nga A. Gj., i cili rezultoi në gjendje të dehur.
Policia ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin Ardit Gjeçi, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
© SYRI.net