Elton Qyno - Syri.net/
Gjykata e Posaçme, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurorisë së posaçme SPAK për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 20 pasurive që janë të rregjistruara në emër të Elvin Merlikës, Hamit Merlikës, Afrim Merlikës dhe familjarëve të tjerë.
Prokurori Behar Dibra, që mbronte në gjykatë kërkesën penale për konfiskimin e pasurive, nuk ka mundur të mbrojë dosjen e tij dhe të bindë gjyqtarin Erjon Bani, për konfiskimin e 20 pasurive në bazë të ligjit “Antimafia”.
Elvin Merlika, nga muaji Mars 2022 e deri më sot vijon të jetë në kërkim për shkak të caktimit të një mase “arrest në burg” nga gjykata e posaçme SPAK.
SPAK në 23 Janar 2023 vendosi të sekuestrojë 20 pasuri të Merlikës mes të cilëve dhe Hotel “Zeus” në zonën e Aeroportit të Tiranës, një polici private dhe shumë prona të tjera si lokale dhe troje.
Disa muaj më vonë SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive dhe pas disa seanca gjyqësore, prokurori Behar Dibra, nuk arriti të bindë gjykatën e posaçme të vendoste konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit këtyre pasurive.
Gjyqtari Erjon Bani jo vetëm që rrëzoi kërkesën për konfiskimin e 20 pasurive por njëherësh urdhëroi lirimin e të gjitha pronave të sekuestruara.
Në vendimin e tij gjyqtari ju referua dy vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, “Yordanov and others Bulgaria”, datë 26 shtator 2023 dhe në çështjen “Todorov and others v. Bulgaria” i vitit 2021.
Tashmë pritet që pas zbardhjes së vendimit prokurori Dibra të vendosi Apelimin e vendimit të shkallës së parë, duke shpresuar që gjykata e Apelit të pranojë kërkesën për konfiskim.
Pasuritë e liruara nga gjykata
1. 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
2. 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
3. 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
4. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
5. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
6. Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
7. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
8. Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
9. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
10. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
11. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
12. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
13. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
14. Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
15. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
16. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
17. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
18. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
19. Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
20. 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.
© SYRI.net