Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Nga shokë në ortakë shit-blerje makinash, si 26-vjeçari korçar ‘i bëri gol’ mijëra euro djalit nga Gjilani

21:22, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe personash, ose individë të aftë të bindin viktimën e radhës, arrijnë të zhvasin miliona nëpërmjet skemave të investimeve fiktive, që në fund rezultojnë të gënjeshtërta. Kësaj here do të flasim për formën e thjeshtë dhe tepër të lashtë të mashtrimit të tjetrit. Atë të thyerjes së mirëbesimit, ku viktimë është Mevlan Amidi, një 32-vjeçar nga Gjilani, ndërsa truri i gjithçkaje, një i ri nga Korça, i quajtur Klevi Alkollari.

Njohja e të dyve ndodhi në Zyrih të Zvicrës dhe më pas u kthye në raport biznesi, ku Klevi i propozoi Mevlanit të blinin makina në Zvicër dhe t’i shisnin më shtrenjtë në Shqipëri. Paratë e investuara në biznes do të ishin 50/50, po ashtu edhe fitimi do të ndahej 50/50. Në shitjen e parë 32-vjeçari kosovar pranon se ka fituar para, edhe në shitjen e dytë, ndërsa për 3 makina të tjera ai nuk ka fituar asgjë, duke humbur 15 mijë euro të investuara. Lidhur me këtë skemë mashtrimi janë dëshmitarë edhe disa shokë të Mevlanit, të cilët kanë qenë prezentë në situata të ndryshme, madje kanë shërbyer edhe si persona që kanë bërë dërgesa parash në adresë të Klevit.

Mirëpo, 2-3 mijë euro nuk ishin asgjë për të riun nga Korça, ndaj ai krijon një tjetër skemë mashtrimi me shifra më të mëdha. Klevi i garanton Mevlanit se paratë e tij ndodhen në Shqipëri dhe ai mund të zgjedhë t’i marrë ose të investojë edhe 23 mijë euro të tjera që të dy të blejnë një apartament te zona e “Kodrës së Diellit” dhe më pas ta shisnin më shtrenjtë. Këto 23 mijë euro Klevi Alkollari i ka marrë në dorë në Kosovë nga disa familjarë të Mevlanit, dhe në mirëbesim e sipër nuk është bërë asnjë kontratë noteriale. Në lojë ishin 38 mijë euro të investuara nga Mevlani, i cili priste të merrte 70 mijë euro, gjysmën e shumës që do të vinte nga shitja e apartamentit. Por gjithçka ishte imagjinare; apartamenti nuk ekzistonte, kontrata noteriale ishte false, e bërë nga Klevi. Kjo gjë u vërtetua edhe te noterja, firmat dhe vulat e së cilës ishin përdorur në këtë dokument.

Pasi kuptoi se kishte rënë pre e një mashtrimi, 32-vjeçari kosovar tenton ta kontaktojë Klevin, por ky i fundit nis sërish të përdorë skema mashtrimi për t’u zhdukur, duke i premtuar se paratë do t’ia kthejë, ndërkohë që i paraqiste shumë dokumente false. Edhe këto dokumente joreale u vërtetuan në bankën përkatëse.

Ajo çka bie në sy është fakti se Mevlani nuk është viktima e vetme e Klevit, por edhe një djalë tjetër nga Kosova i quajtur Flamur. Për t’i shlyer një borxh prej 5000 euro këtij të fundit, Klevi përdori paratë e Mevlanit, duke e çuar shifrën e borxhit ndaj tij në 45 mijë euro.

Kur u përball me gazetarin Freard Rista, 26-vjeçari korçar mohoi gjithçka, madje edhe veten e tij, duke deklaruar se nuk ishte ai personi që kërkonim. Më pas, i zënë ngushtë, pranoi borxhin ndaj Mevlanit, por duke deklaruar se gjithçka ja kishte shlyer. Klevi pretendonte t’i paraqiste “Piranjave” disa fatura transferte, të cilat i përkasin kohës kur biznesi mes dy ish-shokëve shkonte vaj, por kur kuptoi që kjo ishte një lëvizje e kotë, ai ndryshoi sërish skemë. I riu korçar kontaktoi me Mevlanin, duke i garantuar se borxhin do t’ia shlyente. Menjëherë pas telefonatës ai i dërgoi 2000 franga dhe më pas 872 të tjera, ndërkohë që pranë noterit firmosën edhe një deklaratë për njohjen e borxhit total prej 42 mijë frangash.

Lidhur me zotërinë e përmendur më sipër me emrin Flamur, ju bëjmë me dije se, sipas Klevit, ai ka dashur ta mashtrojë këtë të fundit duke i kërkuar 5000 euro, në mënyrë që të detyrojë emisionin të tërhiqet nga investigimi. Por edhe kjo skemë mashtrimi u zbulua shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco