Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

19:40, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një burrë në të tridhjetat, me origjinë shqiptare, u paraqit të premten para gjykatës së Quimper për një sërë vjedhjesh makinash dhe grabitjesh të ndodhura në zonën e Châteaulin.

Ky nuk ishte takimi i tij i parë me drejtësinë franceze. Në vitin 2023, ai ishte dënuar në mungesë, pasi – sipas prokurorit – “kishte ikur vullnetarisht në Shqipëri për t’i shpëtuar drejtësisë.”

Në shtator të këtij viti, ai u arrestua sërish në Bretanjë, këtë herë nën akuzën për trafik droge. Pasi u njoftua për vendimin e mëparshëm, ai e kundërshtoi atë, çka solli një gjyq të ri të premten.

Vjedhjet në Châteaulin dhe Dinéault

Ngjarjet datojnë që prej natës së 5 marsit 2019, kur i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij hynë me forcë në disa biznese lokale – një piceri dhe dy furra buke – duke grabitur një shumë modeste: 25 euro dhe disa karamele.

Pas disa ditësh, grupi vodhi një makinë në Saint-Ségal, e cila u gjet e braktisur në anë të autostradës RN 165, nën vëzhgimin e policisë. ADN-ja e të pandehurit u gjet në një balaklavë brenda mjetit. “E përdora për motocross,” u justifikua ai, për çka gjykatësi reagoi me ironi: “Motocross në makinë?”

Pasi la makinën e parë, ai vodhi një tjetër në Port-Launay, e cila u gjet e djegur në Brest të nesërmen. “Gjatë paraburgimit thashë shumë budallallëqe,” pranoi ai më vonë.

“Një përgjigje për gjithçka”

Hetuesit siguruan edhe të dhëna telefonike që e vendosnin atë në qytetet ku ndodhën vjedhjet, por avokati i mbrojtjes i cilësoi ato si “pa vlerë”. “Ndonjëherë e lija telefonin tim në një makinë që përdorte një mik,” u justifikua i pandehuri.

Prokurori vuri në dukje: “Ky zotëri është i pafat, por ka një përgjigje për gjithçka.”
I akuzuari, që jeton pa dokumente në Francë, deklaroi: “Nuk kam qenë kurrë në gjendje të punoj.” Ai banon në Brest, por udhëton shpesh mes Francës, Belgjikës dhe Shqipërisë, ndërsa në dosjen e tij penale figurojnë rreth dhjetë shkelje, përfshirë një për transport dhe trafik droge.

Pas diskutimeve, gjykata e Quimper vendosi ta dënojë me dy vjet burg – më pak se kërkesa e prokurorisë për tre vjet – dhe me ndalim të përhershëm nga territori francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco