Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

SYRI TV/ Zbardhen dëshmitë për atentatin e Shkozetit, Laho: Gjatë kthimit, kam parë një vajzë...

18:05, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë zbardhur dëshmitë e Aleksandër Lahos dhe një dëshmitari okular për atentatin e 2019 në Shkozet që i mori jetën shoferit Andi Maloku. Dëshmia u lexua nga prokurori i SPAK pasi Laho ndodhet në kërkim për një procedim tjetër. Aleksandër Laho përmend një vajzë që ka parë disa minuta para se të ndodhi atentati por nuk sqaron nëse dyshon për ndonjë rol, teksa u bë thirrja e saj në Gjykatë si dëshmitare. Ndërkohë dëshmitari okular që jeton jashtë vendit, ka deklaruar për ngjarjen, se ka parë dy persona që debatojnë me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre kërcënon me fjalë të rënda tjetrin.

Syri TV

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj prokurori i SPAK, Adnan Xholi, ka lexuar deklaratat e një dëshmitari okular që ka parë atentatin që i mori jetën Andi Maloku më 1 nëntorit 2019. Dëshmitari, i cili nuk ishte prezent në gjyq pasi ka lënë territorin shqiptar, kishte dhënë një deklaratë para oficerit të policisë gjyqësore pas ngjarjes teksa rrëfente se pas ndalimit të dy automjeteve, disa persona dolën dhe nisën një debat të ashpër. Njëri prej tyre, i cili mbante një thikë në dorë, kërcënoi tjetrin.

Prokurori Xholi lexoi gjithashtu dhe dëshminë e dhënë nga Aleksandër Laho, një tjetër i plagosur në atentat, ndërsa theksoi se "Rrumi", një person i shpallur në kërkim, nuk është gjetur ende për t'u thirrur si dëshmitar.

Mbrojtja e të pandehurve, ndërkohë, kërkoi thirrjen e shtetases Lusiena Kola si dëshmitare, duke ngritur dyshime se mund të kishte informacion të rëndësishëm lidhur me ngjarjen ndërsa mbrojtësit e Plarent Dervishit thanë se zonja në fjalë ka ndeshur në shumë peripeci sfiduese për këto shkaqe. Në sallë, Plarent Dervishaj kërkoi që dëshmitarët të paraqiten personalisht për të konfirmuar nëse ata mund të identifikonin të pandehurit si personat që kishin qenë të pranishëm në vendngjarje. Po ashtu, Julian Meçaj shfaqi shqetësim për lidhjen e dëshmive me procesin, duke pyetur se çfarë lidhje kishin ato me akuzat ndaj tij. Në këtë proces, SPAK ka kërkuar gjithashtu dëshmitarë të tjerë, përfshirë Luan Matën, babain e Ervin Matës, të cilët mund të ofrojnë informacione të tjera të rëndësishme për gjykimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco