Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

'Me leje shtetërore', Hoxha: Kanabizimi vazhdon si në kohën e Saimiri Tahirit

15:21, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i njohur investigative, Artan Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv analizoi panoramën e zymtë të kanabizimit të Shqipërisë. Si kultivimi masiv po shndërrohet në një insdustri të mirfilltë me firmën e kryeministrit një "brend kombëtar më I sukseshëm" që ka një ndikim të thellë në ekonominë informale.

Hoxha bën një analizë të gjerë të  kanabizimit të vendit tashmë prej vitesh, një iniciativë jo e trafikantëve të vegjël por me urdhër nga lart.
"Ingranazhin e ka vënë në lëvizje ai që drejtonte vendin," pohon Hoxha. Pasojat sociale kanë qenë dhe vijojnë të jenë shkatërrimtare. Ky fenomen ka kriminalizuar një brez të tërë të rinjsh, duke krijuar struktura dhe bërthama për grupet e ardhshme kriminale. Përveç eksportit, është krijuar edhe një treg i brendshëm i fuqishëm, i cili tashmë furnizon jo vetëm përdoruesit vendas, por edhe fluksin në rritje të turistëve.

Hoxha ndalet dhe tek ligji prë kultivimin e kanabisit mjekësor. Ai vë në dukje se zonat e përcaktuara nga qeveria për kultivimin e ligjshëm përkojnë me zonat historike të kultivimit ilegal, duke ngritur pikëpyetje serioze për vullnetin e vërtetë për të luftuar këtë fenomen. Rasti i vrasjes së Mirel Çokajt dëshmon se, kanabisi vazhdon të jetë një biznes vdekjeprurës që ushqehet nga korrupsioni dhe lidhjet me pushtetin, duke lënë pas viktima dhe një shoqëri të plagosur.

"Edhe ky vit nuk kaloi pa marrë jetë njerëzish, pra mori kurbanin e radhës dhe fenomeni i kultivimit të kanabisit edhe pse ne tashmë kemi kaluar ligjin në parlament për të legalizuar kanabisin mjekësor, jo kanabisin rekreativ, por që çuditërisht unë kam parë hartën e qeverisë, vendet ku qeveria ka vendosur që të kultivohet kanabisi mjekësor, janë të njëjtat zona të riskut që deri tani është kultivuar kanabisi rekreativ.

Patjetër që nuk është rastësisht dhe gjëja tjetër e fundit që do të them këtu është fakti që këto liçencat për kanabisin mjekësor kur të jepen, nuk do t'i marrin këta kultivuesit e vegjël. Këta që kultivojnë çdo vit, por do t'i marrin kompani biznesi të mëdha, të cilat prapë do punësojnë, se ku do të gjejnë fuqi. Do marrin këta dhe aty pastaj do të jetë, një gjë shumë interesante, gjëja që ka ndodhur në Maqedoni.

Pra që leja është dhënë për kanabisin mjekësor, por ata e kanë futur me kanabisin rekreativ, pse? Sepse çmimi në treg është shumë favorizues. Ne kemi sot treg të brendshëm kur mburret qeveria që thotë kemi 14 milionë turistë që kanë hyrë e kanë dalë. Shumica për drogë. Një nga gjërat që ata e kërkojnë... Një nga atraksionet turistike. Po patjetër, se ne e kemi tashmë këtë imazhin. Në Europë kur është legalizuar dhe në Gjermani, ka hapur pika rekreativ, imagjino tani që ata kur vijnë në Shqipëri mendojnë që e gjejnë nëpër tezga, dalin te tregu.

Në fakt s'është ashtu, ne kemi një infrastrukturë tjetër shpërndarje. Por që ta mbyll, humbja e jetës së Mirel Çokajt është kurbani i radhës, gjë që na e ktheu dhe njëherë vëmendjen aty dhe dëshmoi që kanabisi në këtë vend vazhdon të marrë jetë njerëzish, vazhdon të jetë një biznes me leje koncesionare që i japin agjencitë. Vazhdon të jetë shtetëror, thjesht si në kohën e Saimir Tahirit" tha Hoxha. 

 

Gazetari: Nëse atëherë e bënte Saimir Tahiri, tani kush e bën në vend të tij?

Atëherë ia lanë Saimir Tahirit. Edhe atëherë ishte nga lart. Mbaj mend në atë kohë u kërkoja deputetëve të opozitës të asaj kohe që pse nuk denonconi, se kishte periudha që nuk denonconin dhe përgjigja ishte, sa herë që kemi denoncuar në zonat ku kultivohet kanabis, rezultati që kemi marrë elektoral aty ka qenë gropë. Sa më shumë denoncojmë aq më shumë na groposin në atë zonë, sepse ç'do të thotë kjo?

Sepse investitorët e e kanabisit dhe fuqia punëtore që ata kishin. Patjetër dhe ata çuditërisht votonin për qeverinë. Pra e çonin dhe nuk ishin, nuk nuk i çonin votat opozitës, ata i çonin votat e qeverisë. Gjë që do të thotë, ky aktivitet bëhej me një leje dhe me një  koordinim dhe me një liçencë nga sipër dhe ishte kapilare. Pra çdo gjë nuk ndodhte rastësisht.

 Më bëri përshtypje që gjatë këtij viti, - e ke parasysh ne gjithmonë në vitet zgjedhore - kultivimi rritet.  Kjo ndodh për shkak se policia merr dhe detyra të tjera dhe ka një justifikim sepse thotë po merrem me zgjedhjet.

Ky vit pati dhe denoncimet e mëdhaja që pati bërë opozita në fushatë zgjedhore, por ajo e lidhi kryesisht me lejet e dhëna për kanabisin mjekësor, pra kanabisi që ne e kemi legalizuar, për të cilin ti ke parë gjëkundi ndonjë parcelë? Askund. Vetëm ky. Ky tradicionali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco