EMRI/ Shiste lëndë narkotike në qytet, arrestohet 28-vjeçari

EMRI/ Shiste lëndë narkotike në qytet, arrestohet 28-vjeçari

12:19, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në qytetin e Lezhës, u arrestua një 28-vjeçar i cili dyshohej se shiste lëndë narkotike. Shtetasi Danjel Sherri, banues në fshatin Balldre, u kap në flagrancë ndërsa drejtonte automjetin e tij në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën doza kanabisi, si dhe një grirëse për lëndët narkotike.

28-vjeçari ishte në shkelje të ligjit për shkak të pezullimit të lejes së drejtimit, ndërkohë që po merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së narkotikëve. Gjatë veprimeve, u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe celulari i tij. Pas arrestimit, Danjel Sherri u dërgua për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Lezhës.

Njoftimi:

DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shiste lëndë narkotike në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Skuestrohen doza kanabisi, një grirëse për lëndët narkotike dhe automjeti i 28-vjeçarit, të cilin ai e drejtonte në mënyrë të parregullt.  

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në qytetin e Lezhës, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte një shtetas që shiste lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. dhe kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. 
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt, pasi i ishte pezulluar leja e drejtimit. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi:

D. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Balldre, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një grirëse për lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit.    

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco