Arrestohet 41-vjeçari në Dimal, përshtati lokalin për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike

Arrestohet 41-vjeçari në Dimal, përshtati lokalin për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike

13:44, 06/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar një 41-vjeçari në Dimal. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shitjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të kryer nga policia u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe  30 fishekë luftarak.

41-vjeçari, banues në fshatin Drenovicë në Dimal, është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat. Kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante armë zjarri automatik; vihet në pranga 41-vjeçari. Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal; Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco