Një automjet ka marrë zjarr brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, në rrethana ende të paqarta.
Në vendngjarje ndodhen forca zjarrfikëse nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra, si edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe garantimin e sigurisë.
Si pasojë e ngjarjes, është bllokuar qarkullimi nga të dy anët e tunelit, ndërsa nuk raportohet ende për të lënduar.
Grupet e emergjencës po vijojnë punën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që detaje të reja priten në vijim.
© SYRI.net