Një i ri ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, Tiranë.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, kanë bë të ditur se, i riu Elvis Visha, 30 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.© SYRI.net