Drejtësia i ve 'kapakun' listës së bandave të deputetëve të Ramës në Durrës: Dënon Çyrben me 2 vite burg

13:33, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shpallet fajtor ish deputeti i Ramës në Durrës

Ish deputeti i majtë Jurgis Çyrbja është dënuar përfundimisht me 2 vite burg.

Ai përfitoi zbritje nga bashkimi i dënimeve dhe gjykimi i shkurtuar.

GJKKO ka miratuar kështu pretencën e SPAK.

Ndërkohë që bie ne sy dënimi i ulët që është dhënë për një njeri që përdorej nga bandat për të zgjidhur problemet e tyre me ligjin në këmbim të votave për tu bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk është hera e parë që Edi Rama ka sjellë në parlament eksponentë të krimit.

Kjo duket se është një strategji e kreut të rilindjes në mënyrë që të përdorë krimin e organizuar dhe bandat për të marrë sa më shumë vota duke kërcënuar e bërë presion qytetarëve me banditë.

Ndërsa drejtësia i ledhaton miqtë e Ramës, qytetarë e thjeshtë që kapen me 5 gramw hashash dënohen me dyfishin e Çyrbes.

Ndërkohë Altin Hajri, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje dhe përkrahje e autorit të krimit, u dënua  me 3 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 2 vite.

Ndërsa Ahmet Masha, i cili është nën akuzë për tregim të sekretit shteteror dhe përkrahje e autorit të krimit, u dënua me 2 vite e 6 muaj, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i ulet në 1 vit e 8 muaj burg.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, është provuar se Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”.

Gjithashtu i pandehuri Altin Hajri dyshohet se ka qenë përdorues edhe i platformës tjetër të enkriptuar, “Matrix”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco