Vlorë - Goditet me mjete të forta, 39-vjeçari dërgohet në spital pas një konflikti

Vlorë - Goditet me mjete të forta, 39-vjeçari dërgohet në spital pas një konflikti

12:42, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia po kërkon një 33-vjeçar të dyshuar për plagosjen e një personi në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti për shkaqe ende të paqarta, një 39-vjeçar me inicialet K.K. është goditur në kokë me një mjet të fortë nga shtetasi S.D., i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco