Specialistët për Hetimin e Krimeve në Vlorë dhe Sarandë kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale.
Në Vlorë, shtetasi S. D., 33 vjeç, është shpallur në kërkim për dëmtim të një personi, ndërsa shtetasi G. M., 51 vjeç., ka humbur jetën pas vetëdëmtimit. Në Sarandë, B. M., 33 vjeç, u arrestua për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes, ndërsa për shtetasin J. K., 46 vjeç., që humbi jetën në Ksamil, materialet janë referuar për vlerësim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. D., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Hajro Çakëri”, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës në kokë shtetasin K. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 01.11.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, shtetasi G. M., 51 vjeç, në banesën e tij, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, është vetëdëmtuar me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin B. M., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 01.11.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, në banesën e tij në Ksamil, shtetasi J. K., 46 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net