Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët”.
Nga kontrollet në 3 ambiente në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
Në pranga ranë shtetasit Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, Në kërkim u shpall shtetasi Kristjan Pepaj.
Gjithashtu u ndaluan punonjësit e OSHEE, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj.
Punonjësit akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
© SYRI.net