Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes pranë disa kallamishteve jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit.
Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës.
Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. Kemi të bëjmë me një granatë dore difensive, e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare.
Grana rezulton të ketë qëndruar aty që nga trazirat e vitit 1997.
Sidoqoftë do të jenë xhenierët të cilët do të merren me asgjësimin e saj. Ajo është një zonë e cila frekuentohet nga ata që bëjnë ecje apo vrap me qëllime sportive.

© SYRI.net