Vrau kushëririn në Gjormë, autori ishte në kërkim si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015

Vrau kushëririn në Gjormë, autori ishte në kërkim si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015

22:38, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 36 vjeçarit, Dalan Alliaj mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë. I riu është vrarë me 6 plumba nga kushëriri i tij Bertil Alliaj, rreth orës 20:00 në qendër të fshatit. 

Syri.tv zbulon se Alliaj prej vitesh ishte në kërkim për një ngjarje tjetër të rëndë.

"Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë në 2015" informon gazetari i Syri Tv në Vlorë, Gentian Këllçiu.

Viktima, Dalan Alliaj njihet si pronar i një pike të pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan, Fier. Ai jetonte në Fier dhe mbrëmjen e sotme kishte shkuar në fshatin Gjormë, fshati ku ishte banesa e kushëririt të tij e ku Bertili duket se vijonte jetën i pashqetësuar edhe pse ndaj tij ishte firmosur një urdhër arrest dhe ishte firmosur një dënim me 35 vite burg në mungesë.

Viktima u qëllua me 6 plumba dhe policia informoi se u gjet i pajetë nga familjarët e tij.  Nuk dihet ende se kush ka qenë motivi i konfliktit që ka përfunduar në vrasje.

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar drejt zonës malore përreth fshatit të tij, ku dyshohet se po fshihet. Policia dhe forcat e FNSH po krehin zonën.

Masakra e Çoles 2015

Pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si dhe 21-vjeçari Albi Limaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco