Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës mbrëmjen e sotme (1 Nentor 2025)
Burime nga policia thanë se, 36-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba.
Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, dhe ndërroi jetë në vend.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është kusheriri i viktimës, i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.
Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Vlorë/ Informacion paraprak në vijim
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net