Është zbardhur dëshmia e djalit 25-vjeçar që vrau të atin me thikë në Durrës. Sipas të riut, ai ishte duke ngrënë bukë, por pretendon se babai nuk po e linte rehat.
“Ishim duke ngrenë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja bukë i qetë. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.
Kam jetuar në Francë jam me pasaportë franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi mora thikën e qëllova”.
© SYRI.net