Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen Foto: Ergest Qenani, viktima e aksidentit

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

21:58, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi lumin e Bënçës, ku ka humbur jetën një i ri.

Sipas të dhënave paraprake, motoçikleta me të cilën po udhëtonte është përplasur me bordurën metalike anës rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit, Ergest Qenani, 25 vjeç, banues në Tepelenë, ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco