Del fotoja e viktimës së vrasjes së ndodhur në një piceri në zonën e Komunës së Parisit. Indrit Ismaillari u qëllua pasditen e sotme nga piceri pas një sherri të ndodhur në ambientet e lokalit ‘City Lounge’.
Ai u godit me thikë nga Filip Shehu, 34 vjeç, i cili punonte si picier në të njëjtin biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit ne sy të shumë klientëve. Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Kanë ndërhyrë dhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi nuk e ndalonte sulmin ndaj viktimës.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Ismaillari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
© SYRI.net