Tri vrasje me thikë brenda 2 orësh, në Berat 63-vjeçari godet për vdekjen turistin, u zunë për kalin në kala

Tri vrasje me thikë brenda 2 orësh, në Berat 63-vjeçari godet për vdekjen turistin, u zunë për kalin në kala

16:48, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër vrasje është shënuar ditën e sotme në vend, duke e çuar në tre numrin e krimeve me pasojë 3 viktima. Vrasja e fundit u regjistrua pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë një 42-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasi Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, me banim në Tiranë, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. 

Burimet nga grupi hetimor bëri me dite për gazetaren e Syri.Tv se viktimi ndodhej në Berat si turist dhe ishte duke vizituar kalanë. Burime konfidenciale konfirmojnë se viktima dhe autori janë zënë për kalin, me të cilin autori shëtiste turistët në kala.

Autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. 

Vetëm për dy orë në vend janë shënuar tri vrasje, në orën 14:46, Durrës djali vret babain, 16:04, në Tiranë dy picierë konfliktohet për motive të dobëta duke shënuar një tjetër viktimë dhe rreth orës 15:10, në Kalanë e Beratit 63-vjeçari i merr jetën një 42-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias Keli Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco