Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku djali, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me thikë babain e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Autori i krimit është Marjan Kodheli i cili ka qëlluar për vdekje babain e tij Pjeter Kodheli.
Syri tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja.
Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
© SYRI.net