SYRI TV/ Bashkia e Pogradecit u merr tokat, banorët: Nuk na kanë dëmshpërblyer

14:49, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrugë e ndërtuar që lidh fshatin Gurrasin të Pogradecit me zonën turistike të Tushemishtit ka ngrit në protestë dhjetëra banorë. Ata thonë se rruga është ndërtuar mbi tokat e tyre, ndërsa bashkia nuk i ka shpronësuar për pronat e zaptuara. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e shteti për të zgjidhur ngërçin e krijuar, në të kundërtën do të përshkallëzojnë protestat.

SYRI TV

Banorët e fshatrat Gurras të Bashkisë Pogradec kanë protestuar këtë të martë ku kërkojnë dëmshpërblimin nga shteti për tokat e tyre të cilat i janë marrë për ndërtimin e rrugës që lidh Gurrasin  me Tushemishtin. Ata thonë se rruga është ndërtuar, ndërsa nuk kanë marrë asnjë pagesë si kompensim për uzurpimin e tokës.

Sipas banorëve, rruga e re ka zënë tokat bujqësore të rreth 120 familjeve, të cilat janë të blera ose të përfituara sipas ligjit 7501. Ata thonë se nuk janë njoftuar paraprakisht dhe janë gjetur përballë faktit të kryer. Banorët thonë se pronat që u përdoren për ndërtimin e rrugës janë toka buke.

Sipas banorëve bashkia i ka sorrollatur duke mos dhënë zgjidhje mdersa vetë zyrtarë të institucionit vendor thonës se janë në procedurë shpronesimi, por pa dhënë afat se kur do të ndodh. Banoret paralajmërojnë se nëse institucionet nuk reagojnë, protestat do të përshkallëzohen, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të insiticioneve  për zgjidhjen e kësaj situate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco