Mungesa e sinjalistikës shkakton aksident pranë stadiumit të Elbasanit, motorçiklisti bie në gropën e punimeve të ujësjellësit

Mungesa e sinjalistikës shkakton aksident pranë stadiumit të Elbasanit, motorçiklisti bie në gropën e punimeve të ujësjellësit

17:44, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit të shpërndarjes ka rënë në një nga gropat e lëna të hapura nga punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës paralajmëruese në zonën ku po kryhen punimet. Fatmirësisht, drejtuesi i motorit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Banorët e zonës shprehen se situata është bërë e rrezikshme për kalimtarët dhe automjetet, pasi disa gropa janë lënë të pambyllura dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me mungesën e sinjalistikës në kantierin e punimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco