Bllokohet dogana në Kakavijë dhe Qafë Botë, pala greke në protestë

Bllokohet dogana në Kakavijë dhe Qafë Botë, pala greke në protestë

08:49, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare në Kakavijë dhe Qafë Botë ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, nga ora 06:00 deri në 10:00, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve në këto dy pika kufitare me Greqinë.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo ndërprerje e përkohshme e qarkullimit vjen si pasojë e grevës së paralajmëruar nga Policia Kufitare Greke, e cila ka ndikuar në pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit për automjetet.

Gjatë këtij intervali orar, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe, si dhe automjetet që transportojnë raste emergjente shëndetësore.

Policia Kufitare i kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i këshilluar të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur pritjet dhe vonesat në kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco