Përleshje me thika mes tre personave në Lushnje, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

07:37, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në fshatin Golem i Madh, njësia administrative Golem, bashkia Lushnjë, ku tre persona u plagosën me thika dhe u transportuan menjëherë në spital.

Sipas informacionit nga spitali i Lushnjës, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit, ku marrin trajtim dhe janë të mbrojtur nga forcat e rendit.

Dëshmitarët okularë raportuan se personat e përfshirë në ngjarje po konsumonin ushqim dhe pije alkoolike që prej orëve të pasdites, ndërsa konflikti nisi për shkaqe banale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur marrjen e deklaratave nga dëshmitarët, ndërkohë që hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësit e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco