Natën e kalonte në burg dhe ditën shiste drogë, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen 15 kilogramë hashash

Natën e kalonte në burg dhe ditën shiste drogë, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen 15 kilogramë hashash

13:35, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. 52-vjeçari bashkë me një 22-vjeçar rumun u arrestuan, pasi iu gjetën disa kilogramë hashash në banesën e tyre. 52-vjeçari shqiptar ndodhej në masën e dënimit me kusht. Ai duhej të flinte në burg nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit, por ishte i lirë të largohej gjatë ditës. 
 
Mediat e huaja shkruajnë se pakot e dozave mbanin imazhin e futbollistit të njohur, për ta bërë më të shitur në treg. Atij iu gjetën 15 kilogramë hashash, të ndara në 18 blloqe dhe të vendosura në dy kuti këpucësh brenda në një dollap. 52-vjeçari shqiptar dhe romuni 22-vjeçar janë arrestuar nga autoritetet italiane. Të dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para dretësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco