Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Peqin të Elbasanit, ku një inxhinier rrugësh humbi jetën tragjikisht teksa po kontrollonte punimet e urës në segmentin rrugor Lekaj-Elbasan.
Syri ka siguruar foton e viktimës Guri Dashi 42 vjeç me origjinë nga Rrajca e Librazhdit ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe punonte për kompaninë ”Alb Building”.
Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec, ku kishte ndërtuar jetën e tij familjare.
Lidhur me këtë ngjarje te ndodhur pasditen e djeshme eshte arrestuar drejtuesi teknik i kantierit të ndërtimit E.H 64 vjec me akuzën: Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.
© SYRI.net