SYRI TV/ Vrasja në Manzë, policia zbardh dinamikën, 4 persona të arrestuar për moskallëzim krimi

16:06, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar katër persona lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Në prangat e policisë janë vënë Ergi Kadiu, Erald Cani si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi. Ndërkohë në kërkim, përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe Gëzim Allci, me akuzat e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit

Syri TV
Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Manzës, ky mbetën të vrarë dy persona. Të arrestuarit janë shtetasit: Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja, Emirjan Beqja, dy të fundit vëllezër me njëri tjetrin. Mësohet se katër personat e rënë në prangat e policisë, do të përballen me akuzat si: përkrahje e autorit, moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se në kërkim për vrasjen janë shtetasit: Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe 30-vjeçari Gëzim Allçi, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit, Alteo Pepa dhe me shtetasin Flori Paluçi, i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cami. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve.

Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa. Policia vijon kërkimet intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Flori Paluçi si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Gjithashtu, po punohet për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco