Krimi i dyfishtë në Manëz për një kafe, publikohet fotoja e të kërkuarit, Daniel Pepa

Krimi i dyfishtë në Manëz për një kafe, publikohet fotoja e të kërkuarit, Daniel Pepa

15:26, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Personi në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë.

21-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Image

LEXO EDHE: Mos e shaj se është me mua në tavolinë…, si krisi pistoleta me mulli. Të dy viktimat kanë 1 plumb pas shpine

Si ndodhi ngjarja në Manëz?​

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur.

Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco