Çfarë po ndodh në Korçë? 16-vjeçari pë*****on të miturën, adoleshentja largohet nga shtëpia, 42-vjeçarja tenton ve******jen

Çfarë po ndodh në Korçë? 16-vjeçari pë*****on të miturën, adoleshentja largohet nga shtëpia, 42-vjeçarja tenton ve******jen

12:05, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 16-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, nën dyshime t se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.    

Ndërkohë një tjetër adoleshente është larguar nga banesa, ndërsa e ëma e alarmuar ka raportuar ngjarjen në Polici, duke kërkuar ndihmën e bluve të qytetit juglindor për gjetjen e së bijës.

Sakaq një 42-vjeçare, banuese në fshatin Libonik, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë.

Aktualisht, ajo po merr mjekim në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.    

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.  

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 30 vjeç banues në fshatin Vloçisht dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar lehtë 30-vjeçari.  

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Pogradec”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. J., 42 vjeç, banues në Korçë.   

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datë 08.10.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit I. Q.,35 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, bëjmë me dije se shtetasi I. Q. u kap dhe nisi procedimi penal për të.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. M., 42 vjeç, banuese në fshatin Libonik, pasi ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Ajo po merr mjekim në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasja M. Z., 38 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

-Më datën 22.10.2025, në magazinën e shtetasit P. B., 58 vjeç, në fshatin Sovjan, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco