Emrat/ Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli

Emrat/ Arrestohen në Angli dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli

18:51, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartela të kuqe nga Interpol, janë arrestuar nga autoritetet britanike në Londër. Ata janë Eduart Elezi, 28 vjeç, i kërkuar nga Gjermania, dhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, i kërkuar nga Shqipëria.

Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, ku Elezi u paraqit këtë të mërkurë, ai ndodhet nën arrest në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Gjermanisë, ku akuzohet për përfshirje në kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht kanabis. Fleta e arrestit ndërkombëtar është lëshuar nga autoritetet gjermane dhe u ekzekutua nga skuadra e ekstradimeve e Metropolitan Police në Londër. Seanca e radhës për çështjen e tij është caktuar për datën 16 shkurt 2026.

Ndërkohë, edhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, është arrestuar nga po e njëjta njësi e policisë në Londër. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare për të njëjtin veprim penal – kultivim të kanabisit – dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga Interpol Tirana.

Megjithatë, përpara se të procedohet me ekstradimin drejt Shqipërisë, Hoxha do të duhet të përballet me drejtësinë britanike. Më 20 nëntor 2025, ai pritet të dalë para gjykatës së Manchester për të mësuar masën e dënimit lidhur me një krim të konsumuar në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco