Konfiskohen 7 pasuri të paluajtshme në Lezhë, dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale

Konfiskohen 7 pasuri të paluajtshme në Lezhë, dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale

16:31, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë konfiskuar 7 pasuri të paluajtshme të llojit “arë”, me një sipërfaqe totale prej 15,028 metra katrorë.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Konfiskimi është kryer në kuadër të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, i cili është lënë në fuqi më pas nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022. Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Sipas autoriteteve, dy prej parcelave ndodhen buzë lumit Drin, ndërsa pesë të tjera ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin, të njohura si zona me vlera të larta ekonomike dhe turistike.

Hetimet vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera që mund të jenë të lidhura me aktivitet të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco